Asllani debuton në Bundesliga: Është vetëm fillimi

Futboll

Asllani debuton në Bundesliga: Është vetëm fillimi

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 22:25
Asllani debuton në Bundesliga: Është vetëm fillimi

Sulmuesi shqiptar, Fisnik Asllani ka debutuar me ekipin e parë të Hoffenheimit në Bundesligë në fitoren ndaj RB Leipzig me rezultat 2-0.

Asllani u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të, kështu duke i shijuar minutat e tij të para në kampionatin gjerman.

Sulmuesi i cili është me nënshtetësi gjermane ka edhe një paraqitje këtë sezon me ekipin e dytë të Hoffenheimenit.

Asllani u transferua te Hoffenheim para dy sezoneve nga Union Berlini.

Pas ndeshjes, 19-vjecari është shprehur i lumtur me debutimin, duke premtuar se ky është vetëm fillimi.

“Ëndrrat bëhen realitet! E kam ëndërruar këtë moment që fëmijë dhe tani ëndrra është realizuar. Falënderimi më i madh për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pas”.

“Shumë faleminderit për të gjithë ata që më kanë mbështetur deri në këtë pikë. Unë jam po aq i lumtur për tre pikët sot, sigurisht! Është vetëm fillimi…”, ka shkruar Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat