Timo Schultz tregon për gjendjen e Leart Paçaradës

Futboll

Timo Schultz tregon për gjendjen e Leart Paçaradës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 20:56
Timo Schultz tregon për gjendjen e Leart Paçaradës

Leart Paçarada është prej mbrojtësve më të mirë në Bundesliga II. 

Paçarada është shtylla e liderit të Bundesliga II, St. Pauli.

“Mbrojtësi i majtë nuk e ka humbur asnjë ndeshje deri më tani dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm në ofensivë”, shkruan media gjermane “Bild”. 

“Ai ka qenë në stërvitje këtë javë dhe ai mund të vazhdojë të stërvitet normalisht. Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës”, tha trajneri i St. Paulit, Timo Schultz

Të shtunën e 20 nëntorit, në orën 13.30, Darmstadt do të ndeshet me liderin e ligës, St. Pauli.

Pas 13 jave, Darmstadt renditet në pozitën e 4-të me 23 pikë dhe ka tre me pak se St. Pauli (një ndeshje me pak).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat