Beqiraj: Unë jam dhe do të mbes këtu në dispozicion të Malit të Zi

Futboll

Beqiraj: Unë jam dhe do të mbes këtu në dispozicion të Malit të Zi

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:15
Beqiraj: Unë jam dhe do të mbes këtu në dispozicion të Malit të Zi

Fatos Beqiraj ka shprehur keqardhje për humbjen e pësuar me Kombëtaren e Malit të Zi, por ndihet e kënaqur me kontributin e tij pasi arriti ta shënojë golin e vetëm për ekipin e tij malazez në ndeshjen e humbur nga Turqia me rezultat 2:1.

Mali i Zi i mbylli kualifikimet për Botëror në vendin e katërt në Grupin G, të cilin e fitoi Holanda, kurse Turqia përfundoi në “Play-Off”. Norvegjia e zuri vendin e tretë duke e lënë pas Malin e Zi.

Sulmuesi nga Kosova pas ndeshjes së mbrëmshme tha se Mali i Zi doli kokëlartë nga kjo kampanjë kualifikuese përkundër eliminimit.

“Nuk ishim të kujdesshëm mjaftueshëm dhe humbëm edhe pse ndeshjen e filluam siç e kishim planifikuar me trajnerin.

Por, dy ndeshjet e fundit kualifikuese ishin ato që skuadra jonë e tregoi vlerën e vet të vërtetë. Kemi pasur shumë mungesa, ndërsa lojtarëve të rinj që iu dha rasti i treguan cilësitë e tyre për të ardhmen”, ka deklaruar sulmuesi 33-vjeç.

Pavarësisht moshës, Beqiraj vazhdon t’i qëndrojë besnik Malit të Zi. “Unë jam dhe do të mbes këtu në dispozicion të skuadrës për aq kohë sa i duhem”, theksoi Beqiraj.

Futbollisti nga Peja mban rekord te Mali i Zi. Ai i ka 84 paraqitje dhe 14 gola për Malin e Zi, duke e lën prapa vetës Jovetiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat