Mainz shmang humbjen

Futboll

Mainz shmang humbjen

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:42
Mainz shmang humbjen

Nisi me një barazim 1:1, java e 11-të e Bundesligas mes Mainz dhe Borussia Monchengladbach që ndanë nga një pikë në duelin e Mewa Arena, me Mainz që e mbajti pas në renditje Gladbach edhe pas këtij raundi.

Gafa e portierit Zentner i dha mundësinë miqëve të zhbllokonin shifrat në minutën e 38-të me Neuhaus.

Pavarësisht se Gladbach iu afrua golit të dytë në disa raste ishte Mainz që gjeti rrugën e rrjetës 15 para fundit.

Autor i golit zvicerani Widmer i cili i dha një pikë Mainz-it në këtë duel të vështirë përballë një rivali që synon pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat