Shtypi italian fundos yllin e Serisë A

Futboll

Shtypi italian fundos yllin e Serisë A

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 12:25
Shtypi italian fundos yllin e Serisë A

Tammy Abraham rrezikon të kthehet në një problem për Roma-n.

Anglezi nuk ka arritur të shënojë as në ndeshjen e Conference League të barazuar 2-2 kundër Bodo Glimt.

La Gazzetta dello Sport, pasi ka theksuar 40 milionë eurot e shpenzuara nga Roma për ta marrë në verë, ka shkruar se “shëtit në fushë dhe ka dalë mes vërshëllimave”.

Corriere dello Sport ka nënvizuar se si “bën më shumë Mayoral në minutat e fundit”.

Tuttosport ka shtuar se “rënia e rendimentit vazhdon”, ndërsa Il Messaggero ka vënë theksin mbi momentin e zëvendësimit kur “ka dalë mes vërshëllimave”.

VoceGiallorossa ks shkruar se “është i hutuar në sulm. Mourinho nuk duron më dhe e ka zëvendësuar mes vërshëllimave të publikut”.

Në fund, Tuttomercatoweb ka shkruar se lojtari “po kalon një periudhë të keqe”.

Notat

Tuttomercattoweb: 4,5

Gazzetta dello Sport: 4,5

Corriere dello Sport: 4,5

Tuttosport: 5

Il Messaggero: 4

VoceGiallorossa: 4,5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat