Giroud nuk e kalon dot zhgënjimin

Futboll

Giroud nuk e kalon dot zhgënjimin

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:47
Giroud nuk e kalon dot zhgënjimin

Olivier Giroud nuk e kalon dot zhgënjimin.

Francezi është munduar të analizojë ndeshjen, por mërzia në fjalët e tij është e dukshme. Në një intervistë për “Sky”, sulmuesi tha:

“Nuk dua të flas për faktin se kemi një ekip me moshë të re, sepse besoj se kemi cilësitë për të luajtur në Champions.

Duhet vetëm pak më shumë fat ndonjëherë. Kemi bërë ndeshje të mira si në Liverpul ashtu edhe kundër Atletikos, përpara se të gjenim veten në dhjetë kundër njëmbëdhjetë.

Ndonjëherë edhe kemi gabuar pak. Ju e kuptoni se cilat janë nevojat në një turne si ky.

Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të marrim më shumë pikë sepse tani ndihemi të shqetësuar”. Tashmë vëmendja kalon te derbi.

Konfirmimi vjen nga Zhiru i cili është gati për një tjetër ndeshje me peshë. “Sfidat merren njëra pas tjetrës.

Tani jemi të fokusuar te derbi, por para ndeshjes kundër Portos ishim të fokusuar tek rivali. Luajmë për këtë lloj ndeshjeje dhe tani mezi po pres ta luaj derbin.

Kemi nevojë të pushojmë dhe më pas do të kthehemi me të njëjtën energji dhe dëshirë për ta fituar ndaj Interit”, përfundoi 35-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat