Një tjetër lojë e trajnerit për të kapur në befasi kundërshtarin?

Futboll

Një tjetër lojë e trajnerit për të kapur në befasi kundërshtarin?

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 13:37
Një tjetër lojë e trajnerit për të kapur në befasi kundërshtarin?

Armando Broja nuk ka luajtur në takimin e fundit të Southampton pasi po vuante dëmtimin në takimin ndaj Bërnlit, atje ku arriti që të shënonte golin e dytë në Premier League. Pavarësisht se të gjithë prisnin kthimin e këtij futbollisti duke ditur se dëmtimi i pësuar nuk ishte shumë serioz, Broja nuk ishte në fushën e lojës kundër Watford.

Ndeshja e radhës e Southampton do të vijë shumë shpejt, teksa presin në shtëpi Aston Vilën. Kjo përballje zhvillohet të premten në mbrëmje.

Por mediat pranë klubit të Southampton tregojnë se në 69 fotografitë që ka shpërndarë vetë klubi gjatë momentit të stërvitjes, në asnjërën prej tyre nuk shfaqet Armando Broja.

Kjo ngre dyshime të forta se sulmuesi nuk do të jetë gati as për Aston Vilën pasi nuk po zhvillon stërvitjen me skuadrën. Por nga ana tjetër, mund të jetë një tjetër lojë e trajnerit Hasnehutl për të kapur në befasi kundërshtarët, që të mos e llogarisin si titullar. Këtë e bëri edhe kundër Leeds, teksa në konferencën për shtyp u shpreh se Broja do ta nis nga stoli. Ndërkohë futbollisti shqiptar luajti nga minuta e parë dhe i dha fitoren Southampton në atë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat