Bojku: Shkendija është një nga skuadrat më të mira në Maqedoni

Futboll

Bojku: Shkendija është një nga skuadrat më të mira në Maqedoni

Nga: K.G. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:08
Bojku: Shkendija është një nga skuadrat më të mira në Maqedoni

Struga Trim&Lum do të ndeshet me kampionin në fuqi Shkëndijen nga Tetova, në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti i klubit strugan, Besmir Bojku, thotë se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi janë mysafirë të një prej skuadrave më të mira në ligë, por kjo u jep motiv shtesë për një rezultat pozitiv.

“Fatkeqësisht do të përballemi me një nga skuadrat më të mira në ligë, në fushën e tyre, para tifozëve të tyre, por sigurisht që ne e shohim shansin tonë dhe në fakt luhet vetëm një ndeshje, vetëm 90 minuta, kështu që gjithçka mund të ndodhë.

Jemi shumë të motivuar, sepse do të përballemi me një skuadër si Shkendija, e cila ka histori dhe cilësi”, tha Bojku.

Ndeshja Shkëndija – Struga Trim &Lum luhet me 24 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat