Ja kush pritet të marrë drejtimin e Newcastles

Futboll

Ja kush pritet të marrë drejtimin e Newcastles

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Pas blerjes së sheikëve, klubi i Newcastles ka nisur të mendojë për shtabin teknik dhe lojtarët e rinjë se cilët mund të jenë të duhurit për të përforcuar klubin.

Newcastle po kërkon me ngulm një menaxher të ri, pas shkarkimit të Steve Bruce.

Emra të shumtë janë përfolur për të marrë drejtimin e Newcastles, megjithatë duket se tashmë klubi anglez ka vendosur se kush duhet ti prijë skuadrës.

Trajneri i Villareal, Unai Emery tani është favoriti për t’u bërë trajneri i ri i Newcastle United, kanë theksuar burimet e ‘SPORT1’.

Bordi i klubit anglez po shtyn pasi duan të prezantojnë ish-trajnerin e Arsenalit në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.

Sipas po këtyre burimeve, Newcastle janë të prirur të paguajë një tarifë të madhe transferimi për të hequr Emery nga kontrata e tij me Villarreal.

Mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e menaxherit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat