Trajneri i Bayernit: Kuzhina ime u bë një rrëmujë totale…

Futboll

Trajneri i Bayernit: Kuzhina ime u bë një rrëmujë totale…

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:38
Trajneri i Bayernit: Kuzhina ime u bë një rrëmujë totale…

“Unë jam mirë, jam mirë, përveç asaj që ndodhi të mërkurën. Shpresoj të rikthehem për ndeshjen e Champions League të martën nëse gjithçka shkon sipas planit”.

Ai që flet është Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich, që gjithashtu foli edhe për humbjen e thellë 5-0 të mërkurën në Kupë:

“Ne kemi treguar se jemi njerëz dhe jo makinë, se gabimet na ndodhin në kombinim me një kundërshtar shumë të mirë dhe një formë të keqe të ditës sonë. Ne kemi treguar se jemi të pambrojtur. Por kjo na jep mësime”

“Është normale që ne të kemi ambicie për të arritur në finale dhe për të fituar Kupën. Por ne jemi vetëm njerëz dhe të gabueshëm. Nuk bëmë shumë gjëra mirë të mërkurën. Para kësaj, ne vlerësoheshim si ekipi më i mirë në Evropë”

“Nuk mund ta kalojmë lehtë të mërkurën. Ne jemi vetëm njerëz. Lojtarët e Bayern nuk janë mësuar me këto humbje. Por ne nuk qamë në telefon. Kam ndjesinë se lojtarët me të cilët fola në telefon duhej një moment për t’u harruar, por ne duam të tregojmë një reagim të shtunën”

Kritikat për Upamecano?

“Kur luan kundër kundërshtarëve si Embolo, të cilët janë të shpejtë dhe të fortë fizikisht, ai duhet të ndryshojë pak stilin e tij mbrojtës. Eshtë një djalë i zgjuar. Ai duhet të përshtatet me stilin e kundërshtarit të tij. Eshtë një lojtar i ri dhe do të mësojë”

A do të kishte fituar Bayern nëse do të ishit në stol

“Nuk mendoj se do të kishim fituar as me mua në stol. Por ka një shpërndarje të caktuar rolesh, nuk mund të ndryshosh role për dy javë”.

Reagimi juaj të mërkurën në shtëpi?

“Kuzhina ime u bë një rrëmujë totale… Fqinjët nuk u ankuan sepse e dinin se luante Bayern”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat