Pse nuk aktivizohet Wijanldumit në PSG?

Futboll

Pse nuk aktivizohet Wijanldumit në PSG?

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:25
Pse nuk aktivizohet Wijanldumit në PSG?

Georginio Wijnaldum nuk është në pozita të mira te PSG, edhe pse pas largimit nga Liverpool siguroi një kontratë me terma të mirë në aspektin financiar.

Mesfushori holandez nuk ka gjetur hapësira dhe e ka shprehur pakënaqësinë e tij pak kohë më parë, kur deklaronte: “Isha vërtet i lumtur në fillimet e mia për eksperiencën e re me PSG, por më pas fillova të mos luaj më.

Kjo është një situatë e re për mua, është e vështirë. Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur sepse nuk është kjo ajo që prisja”. Në Francë tani zbulojnë një prapaskenë.

Sipas “L’Equipe”, futbollistët me origjinë nga Amerika Latine nuk po e mbështesin Wijnaldum që të integrohet me ekipin gjatë seancave stërvitore.

Prestigjiozja franceze shkruan se ata i druhen konkurrencës që holandezi shfaq për shokun e tyre argjentinas, mesfushorin Leandro Paredes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat