Kosova zbarkon në Stokholm

Futboll

Kosova zbarkon në Stokholm

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:38
Kosova zbarkon në Stokholm

Kombëtarja e Kosovës ka arritur sot me “Charter” në Stokholm, teksa të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës eliminatore për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa FFK është përkujdesur që kushtet e udhëtimit për ekspeditën e përfaqësueses të jenë me komoditet të lartë.

“Dardanët” në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat