Solskjaer: Kundërshtari nuk ka krijuar ndonjë lojë të madhe

Futboll

Solskjaer: Kundërshtari nuk ka krijuar ndonjë lojë të madhe

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:34
Solskjaer: Kundërshtari nuk ka krijuar ndonjë lojë të madhe

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas barazimit 1-1 në kampionat kundër Everton.

“Për pjesën më të madhe të ndeshjes kemi luajtur me të vërtetë mirë, besoj se e kemi nisur shumë mirë.

Në pjesën e dytë, na ka munguar cinizmi sepse nuk është mundur të pësosh një gol pesë sekonda pasi ke bërë një goditje këndi”, ka thënë norvegjezi për BT Sport.

“I kemi lejuar Everton-it disa kundërsulme, nuk i kam parë statistikat, por e di që e kemi zotëruar ne topin për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Kundërshtari nuk ka krijuar ndonjë lojë të madhe, kanë luajtur në kundërsulm, por siç kam thënë pas ndeshjes së Champions-it, duhet të përmirësohemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat