Cara vlerëson Harizajn

Futboll

Cara vlerëson Harizajn

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:08
Cara vlerëson Harizajn

Dinamo-Partizani, sa shumë i kishte munguar ky derbi Superiores. Skuadrat dhuruan spektaklin e premtuar në fushën e lojës. Derbi i parë i kryeqytetit fali emocione të veçanta me lojën e zhvilluar në fushën e “Elbasan Aarenas”, megjithëse në fund nuk nxorri asnjë ekip fitues. Ndeshja u mbyll në baraspeshë 1-1, ndërsa golat do të shënoheshin nga  Ibraimi në mintuën e 15 dhe Xhunior me anë të 11 metërshit në të 75-n. Në fund të derbit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për Supersport.

Cara: “Harizaj është një portier që ka cilësi. Normale që ishte merita e tij që nuk kemi shënuar. Mendoj që ishte dhe pak situatë e ndërlikuar, sepse kishim besuar dhe donim me patjetër ta shënonim edhe atë gol dhe gabonim para portës. Sidomos personalisht, më vjen keq që nuk e ndihmova ekipin sot që të fitonte. Humbi dy pikë që mendoj që meritonim ti merrnim. Harizaj ka bërë detyrën e tij. Unë kisha detyrë për të shënuar. Dita vetëm e njërit do të ishte, ose e atij ose e imja. Ishte fati i tij sot dhe e komplimentoj. Ka ndikuar ngërçi psikologjik përpara, sepse kemi disa ndeshje që nuk shënojmë. Gjithmonë kemi marrë shpejt gola dhe hyjmë disi në presion”.

Daja: “Do të thoja që përveç se nuk po shënojmë, po pësojmë gola nga gabimet që pothuajse janë “copy-paste” në çdo ndeshje. Duhet ta mbajmë të paktën portën një ndeshje pa pësuar gola në këtë lloj formë që pësojmë ne. Ndoshta mundet që të shkojmë më lehtë te fitorja. Nuk mund të ishin gjithë këto barazime, sepse duhet një punë shumë e madhe e ekipit për të superuar këto lloj gabimesh. Nuk është njësoj sikur ta nisësh ndeshjen me 0 gola dhe të pësosh një gol. Por që po na bëhet gati në çdo ndeshje e njëjta situatë.

Ne kemi përdorur në këto katër ndeshje, pothuajse të gjithë kontigjentin që kemi.

Natyrshëm që kemi marrë një informacion tani për çdo lojtar dhe e keqja tani është që ky informacion merret nëpërmejt ndeshjeve zyrtare. Kemi ndryshuar vendosjen për të kaluar këto gabime, për ti dhënë pak qetësi mbrojtësave për të qenë në një pozicion që të shmangin presionin e marrë.

Por edhe sot u gabua pa asnjë lloj presioni, u gabua pas një pasimi shumë të thjeshtë. Një minutë përpara ishte situatë po e njëjtë krahun tjetër, nuk e shfrytëzuam. Në momentin që nuk do të pësojmë gol do ta kemi më të thjeshtë për të shkuar te fitorja.

Pushimet që na japin ndeshjet e ekipit kombëtar do të kemi mundësinë që të paktën të përmirësojmë më shumë manovrën, ta automatizojmë për këto dy sisteme dhe ta provojmë për një të trëtë që ndoshta nuk e kemi provuar deri tani. Doza e presionit psikologjik për marrjen e rezultateve ndihet, sepse ky është një faktor që ndoshta edhe lojtarët i vë në presion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat