Shqipëria luan kundër Hungarisë më 9 tetor

Futboll

Shqipëria luan kundër Hungarisë më 9 tetor

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 12:57
Shqipëria luan kundër Hungarisë më 9 tetor

Shqipëria luan kundër Hungarisë më 9 tetor, ndërsa tre ditë më pas në “Air Albania” kuqezinjtë presin Poloninë. Kjo sfidë nis prej orës 20:45 dhe interesimi i tifozëve është i lartë.

Jo çdo ditë një lojtar si Robert Lewandoëski vjen në Shqipëri, ndaj do ketë edhe nga ata që duan ta shohin polakun e Bayern Munich nga stadiumi.

FSHF nga ana tjetër i fton tifozët të jenë të pranishëm në stadium, duke lëshuar nëpër rrjetet sociale thirrjen “Nxitoni të blini biletën tuaj”.

Mes të tjerash jepet informacion edhe pikat e shitjeve të biletave, si dhe për ccmimet në varësi të tribunave.

Shitja e biletave po bëhet në dyqanin e FSHF në “Air Albania”, në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në biletarinë e “Elbasan Arena”.

Sa u takon ccmimeve të biletave, ato variojnë nga 1000 lekë në tribunat pas porte, deri në 18000 lekë në sektorin VIP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat