Rekordet e Sherif Tiraspolit

Futboll

Rekordet e Sherif Tiraspolit

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 11:52
Rekordet e Sherif Tiraspolit

Skuadra e Sherif Tiraspollit përgatiti një befasi të madhe, duke triumfuar në terrenin e Real Madridit me 2-1.

Kampioni i Moldavisë, pas dy rundeve në garat në grupe, ka arkëtuar 6 pikë dhe qëndron në vendin e parë të Grupit D, me 6 pikë.

Tiraspoll u bë ekipi I parë që pas Lesterit në sezonin 2016/17 që ka fituar dy ndeshjet e para në debutimin në Ligën e Kampionëve.

Në kohë të njëjtë,  Sherif Tiraspoll është skuadra e katërt , që në ndeshjen e parë në “Bernabeu” arrin që të shënojë fitore ndaj Real Madridit. Më parë, një gjë të tillë e ka arritur Juventusi në vitin 1962, Arsenali në vitin 2006 dhe Liverpulli në vitin 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat