E refuzon stolin e Barcelonës

Futboll

E refuzon stolin e Barcelonës

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 14:53
E refuzon stolin e Barcelonës

Jordi Cruyff u rikthye te Barcelona pas eksperiencës si trajner në Kinë me Shenzhen, ndërkohë që më parë ka drejtuar edhe Maccabi Tel Aviv, Chongqing Dangdai Lifan dhe kombëtaren e Ekuadorit.

Djali i legjendës Johan Cruyff është këshilltar sportiv te “katalanasit” tani, por së fundmi i është ofruar edhe një mundësi për ta drejtuar ekipin.

Kjo ofertë erdhi pasi që Barcelona i ka dhënë ultimatum trajnerit Koeman vetëm tri ndeshje për ta rregulluar situatën, pas zhgënjimit me humbjen nga Bayerni me rezultat 0:3, në “Camp Nou”. 

Mirepo, sipas gazetarit te “Sport”, Toni Juanmarti, shkruan se Jordi është përgjigjur se për momentin nuk e pranon opsionin për t’u bërë trajner i Barcelonës.

Koeman ka kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat