Leicester-Napoli - një nga sfidat më të rëndësishme

Futboll

Leicester-Napoli - një nga sfidat më të rëndësishme

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 13:51
Leicester-Napoli - një nga sfidat më të rëndësishme

Leicester-Napoli është një nga sfidat më të rëndësishme të javës së parë të fazës së grupeve të Europa League.

Luciano Spalletti do të kërkojë debutimin me sukses edhe në arenën ndërkombëtare, pas tre fitoreve në po kaq ndeshje në kampionat.

Trajneri i “të kaltërve” mund të marrë frymë lirisht, sepse pas ndërhyrjes së UEFA-s, autoritetet angleze kanë dhënë miratimin për lejimin e udhëtimit të lojtarëve që në dy javët e fundit kanë qenë në vende të konsideruara si zonë e kuqe nga britanikët.

Kështu me grupin do të udhëtojnë lirisht sulmuesi Victor Osimhen dhe portieri David Ospina, dy pika mjaft të rëndësishme të formacionit napolitan, ndërsa në dyshim mbetet kapiteni Lorenzo Insigne, që pësoi një dëmtim në fundjavë dhe vetëm sot do të vendoset nëse do të grumbullohet apo jo për transfertën angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat