Sulejmani rezulton pozitivë

Futboll

Sulejmani rezulton pozitivë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 21:58
Sulejmani rezulton pozitivë

Valmir Sulejmani është i infektuar me koronavirus dhe do t’i mungojë Hannoverit në duelin e Bundesligës 2 kundër St. Paulit që zhvillohet të shtunën në orën 13:30.

Përgjigja e testit PCR për futbollistin ofenziv ka qenë pozitive.

Sulejmani menjëherë ka hyrë në izolim. 25-vjeçari ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të enjten, por ka munguar gjatë ditës së premte.

“Hannoveri duhet të luajë kundër St. Paulit pa Valmir Sulejmanin që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Për shkak se të gjitha testet tjera PCR te lojtarët tjerë kanë qenë negative, loja nuk do të anulohet”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjerman që bën gara në Bundesliga 2.

Pjesë e St. Paulit është mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paçarada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat