Derbi shqiptar

Futboll

Derbi shqiptar

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:53
Derbi shqiptar

Edicioni i ri i Kategorisë Superiore do të nisë me një superndeshje.

Dy nga 4 skuadrat që rivalizuan deri në diten e fundit për titullin kampion Teuta e Partizani do të jenë përballë në takimin hapës të sezonit të ri.

Kampionët e Shqipërisë kanë ndryshuar shumë nga edicioni i fundit megjithatë synimet e “djemve te detit“ janë të njëjtat, kërkohet serish froni i kampionit. Edi Martini vijon të mos ketë të disponueshëm Lorenco Vilën, teksa do të mbështet tek fantazia e Sherif Kallakut për të ndërtuar manovrën sulmuese.

Ndryshime ka patur edhe tek të kuqtë te cilët janë mbështetur tek merkato për të zëvendesuar të larguarit dhe të paktën në letër duket sikur kanë kryer një fushatë pozitive për të afruar futbollistë cilësorë, siç janë Ergys Kaçe, apo pse jo dhe rikthimi i shpejtë i Esat Malës.

Këta dy të fundit nuk do ta nisin nga minuta e parë sepse i janë bashkuar vonë skuadrës dhe në këtë mënyrë gjasat janë që në mesfushë të vendosën Rrapaj, Murataj dhe Herald Marku, ndërkohë që sulmi do të jetë me ato emra që në Europë dhanë sinjale shumë pozitive, pra Tedi Cara, Stenio Junior dhe Lucas Cardoso.

Në 4 përballjet e sezonit të shkuar kryefjala ishin barazimet sepse tre sfida u mbyllën në ekulibër ndërsa në fazën e 4-ët ishin demat që triumfuan në “Niko Dovana” me golin e Çinarit. Pritet një sfidë mjaft tërheqëse në “Elbasan Arena” një takim që do të ketë zanafillën në orën 19:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat