Drejtuesit e KOK-ut takuan sekretarin e përgjithshëm të ICMG-së

Futboll

Drejtuesit e KOK-ut takuan sekretarin e përgjithshëm të ICMG-së

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 18:13
Drejtuesit e KOK-ut takuan sekretarin e përgjithshëm të ICMG-së

Drejtuesit e KOK-ut takuan sekretarin e përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis!

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti, Ismet Krasniqi, dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë takuar sot sekretarin e pëtgjithshëm të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Iakovos Filippousis.

Filippousis është edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Greqisë, ndërsa ndodhet në Prishtinë së bashku me Kombëtaren e Greqisë në futboll, për ndeshjen e sotme me Kombëtaren e Kosovës, e cila luhet sonte në stadiumin "Fadil Vokrri" për kualifikimet e botërorit Katar 2022.

Të dyja palët kanë biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit mes KOK-ut me ICMG, për çka janë pajtuar të thellojnë bashkëpunimin, sidomos para Asamblesë Gjenerale, e cila pritet të mbahet online.

Një tjetër temë diskutimi ishin edhe Lojërat Mesdhetare Oran 2022, në të cilat Kosova pritet të marrë pjesë për herë te dytë. "Oran 2022" mbahet në qershor të vitit të ardhshëm në Algjeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat