Engel: Me këto ekipe si Shqipëria dhe San Marino, nuk duhet që të llogarisim ndonjë rezultat tjetër

Futboll

Engel: Me këto ekipe si Shqipëria dhe San Marino, nuk duhet që të llogarisim ndonjë rezultat tjetër

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 18:51
Engel: Me këto ekipe si Shqipëria dhe San Marino, nuk duhet që të llogarisim ndonjë rezultat tjetër

Ish-trajneri i Polonisë, Jerzy Engel, shprehet se Shqipëria është duke u mbivlerësuar nga opinioni sportiv dhe njëkohësisht nga futbollistët e Kombëtares.

Për shkak të emrave që kanë kuqezinjtë, më veçanërisht në pjesën e mbrojtjes, Sousa dhe kapiteni Glik e treguan qartë se nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Por i të njëjtit mendim nuk është Engel që kërkon rezultat më thellë se 2-0, pasi për të fitorja është vetëm formalitet për t’u mbyllur.

“Sigurisht që nuk duhet të humbim, madje as të barazojmë. Me këto ekipe si Shqipëria dhe San Marino, nuk duhet që të llogarisim ndonjë rezultat tjetër përveç fitores. Nëse nuk do të kemi tre pikë pas kësaj ndeshje, nuk ka justifikime pavarësisht gjithçkaje.

Të gjithë kundërshtarët duhet të respektohen. Ka lojtarë që po përgatiten, që përfaqësojnë vendin e tyre dhe që do të jenë me ne në fushë sot, duhet të tregosh respekt.

Por nuk ka kuptim që të përfundojmë deri te diskutimet se kush do të fitojë ndeshjen.

Ne jemi favoritët dhe do ta fitojmë këtë ndeshje. Do të doja rezultat më të thellë se 2-0 që tifozët ta shohin më qetë ndeshjen. Lodhesh dhe acarohesh kur sheh rezultatin 1-0 ose 2-1l, pasi të gjitha janë nervoz deri në fund”, tha Engel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat