​Vjen vendimi i CAS-it, Nedim Bajrami luan për Shqipërinë

Futboll

​Vjen vendimi i CAS-it, Nedim Bajrami luan për Shqipërinë

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 13:58
Nedim Bajrami

Federata Shqiptare e Futbollit e Futbollit ka njoftuar se Nedim Bajrami është ftuar dhe do të luajë për kombëtaren kuqezi.

Mesfushori i cili luan në Serie-A për Empolin ishte paraqitur për Kombëtaren e Zvicrës U21 dhe pikërisht për këtë arsye FIFA kishte paraqitur pengesa për përfshirjen e tij në skuadrën e Edi Rejas.

Gjithsesi CAS vendosur kundër FIFA-së dhe Nedim Bajrami është i lirë të luajë në ndeshjet e ardhshme për Shqipërinë.

Ky është njoftimi i plotë i lëshuar nfa FSHF-ja:

“Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare siç është shprehur edhe trajneri Edy Reja.

Gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit, kjo padiskutim një arritje shumë e rëndësishme për institucionin e futbollit në vend, që tregon se duke përgatitur procese të rregullta dhe punuar në mënyrë serioze, drejtësia triumfon, ashtu siç ishte rasti i gjyqit ndërkombëtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat