Përpjekjet e Chelseat për Jules Kounde po vazhdojnë

Futboll

Përpjekjet e Chelseat për Jules Kounde po vazhdojnë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:12
Përpjekjet e Chelseat për Jules Kounde po vazhdojnë

Përpjekjet e Chelseat për Jules Kounde po vazhdojnë, por Sevilla pret një ofertë më të lartë nga kampionët evropian për mbrojtësin e tyre. Sevilla e ka pranuar që nuk ka pasur asgjë, ndërsa janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat.

“Për momentin ai është lojtar i Sevillas. Ne jemi përforcuar këtë verë dhe duam që të kemi një ekip të fortë”.

“Ne gjithmonë dëgjojmë ofertat që vijnë, por koha po mbaron dhe, deri më tani, nuk ka pasur asgjë”, ka thënë presidenti i Sevillas, Jose Castro pas shortit të së enjtes në Ligën e Kampionëve, transmeton Telegraf. Të mërkurën mbrëma, u tha se Sevilla mori një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Chelsea, e cila është edhe më pak se ajo që erdhi nga Manchester City një vit më parë.

Pastaj, ‘Qytetarët’ ofruan 55 milionë euro si dhe Nicolas Otamendin, kështu që oferta e Chelseat as që është konsideruar nga klubi i La Ligas.

Sevilla do të pranojë çdo ofertë prej 70 milionë eurosh ose më shumë, duke e ditur se klauzola e lirimit të lojtarit është 90 milionë eurosh.

Kjo pasi klubi francez Bordeaux, mban ende 15 për qind të fitimeve, kurdo që Sevilla e shet lojtarin edhe pse e kishin shitur për 20 milionë euro – plus 5 milionë euro bonuse – në vitin 2019.

Nëse Kurt Zouma largohet nga Chelsea për t’u bashkuar me londinezët West Ham për 30 milionë euro, atëherë Chelsea do ta ketë edhe mundësinë financiare për Kounden, deri atëherë ai mbetet një lojtar i Sevillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat