Lista e Mancinit për kualifikueset e shtatorit

Futboll

Lista e Mancinit për kualifikueset e shtatorit

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 20:12
Lista e Mancinit për kualifikueset e shtatorit

Kombëtarja italiane, kampione e Europës mbas finales së “Wembley”, është gati të kthehet në fushë për kualifikueset e Kupës së Botës në Katar. Trajneri Roberto Mancini ka thirrur 34 lojtarë për ndeshjet e ardhshme kundër Bullgarisë, Zvicrës dhe Lituanisë. Pas rikthimit nga dëmtimi, por edhe te goli me Romën, sulmuesi Zaniolo gjithashtu rizbulon fanellën axurre. Në listë janë 25 nga 26 axurrët që morën pjesë në “Euro 2020”, u ngjitën në majë të Europës më 11 korrik. Jashtë ka mbetur vetëm Scamacca.

Qëllimi i kombëtares italiane është të hipotekojë kualifikimin në Botërorin e vitit tjetër dhe të zgjasë serinë e 34 rezultateve radhazi pa humbje, me rekordin botëror në këtë drejtim të mbajtur nga Spanja, e cila është vetëm 90 minuta larg (35 ndeshje pa humbje midis viteve 2007 dhe 2009). Falë sukseseve në tri ndeshjet e para të luajtura në mars, axurrët janë në krye të renditjes së Grupit C me tri pikë larg Zvicrës, e dyta, por me vetëm dy ndeshje në emrin e tyre.

Ja lista e lojtarëve të thirrur nga Mancini:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Pierluigi Gollini (Tottenham), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Genoa).

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Lione), Alessandro Florenzi (Milan), Manuel Lazzari (Lazio), Gianluca Mancini (Roma), Rafael Toloi (Atalanta).

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Gaetano Castrovilli (Fiorentina), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Stefano Sensi (Inter), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Nicolò Zaniolo (Roma).

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Juventus), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Moise Kean (Everton), Giacomo Raspadori (Sassuolo), Gianluca Scamacca (Sassuolo).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat