Rashica do të mungojë në ndeshjen e parë – kjo është arsyeja

Futboll

Rashica do të mungojë në ndeshjen e parë – kjo është arsyeja

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:12
Rashica do të mungojë në ndeshjen e parë – kjo është arsyeja

Kosova do të grumbullohet të dielën për tri ndeshjet kualifikuese të muajit shtator.

Dardanët do t’i luajnë tri sfida shumë të rëndësishme, ku fillimisht përballen me Gjeorgjinë, pastaj do të presin në Prishtinë, Greqinë e Spanjën.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Dardanëve, Milot Rashica do të grumbullohet me Kosovën, por do të mungojë në ndeshjen e parë.

Norwich City i ka bërë të qartë lojtarit se nuk duhet të luaj në ndeshjen e parë që Kosova e zhvillon në Gjeorgji.

Burim të Telegrafit brenda FFK-së konfirmojnë se Rashica do të bashkohet me Dardanët, por që nuk do të udhëtojë drejt Gjeorgjisë për ta zhvilluar ndeshjen e parë.

Ky shtet është në listën e kuqe të Anglisë për sa i përket rrezikshmërisë së lartë nga COVID-19.

Megjithatë sulmuesi vushtrrias do të jetë në Prishtinë nga dita e parë e grumbullimit, ku trajneri Bernard Challandes do ta ketë në dispozicion për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat