KF Dardana: E kemi dorëzuar një kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda pran Prokurorisë Themelore në Gjilan

Futboll

KF Dardana: E kemi dorëzuar një kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda pran Prokurorisë Themelore në Gjilan

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 22:18
KF Dardana: E kemi dorëzuar një kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda pran Prokurorisë Themelore në Gjilan

Klubi i futbollit Dardana ka lëshuar një komunikatë për opinion në lidhje me zhvillimet e fundit.

Dardana paralajmëron edhe klubin e futbollit Vushtrria, ja për çfarë bëhet fjalë.

 “Sot, e kemi dorëzuar një kallëzim penal në Departamentin për  Krime të Rënda pran Prokurorisë Themelore në Gjilan, me të cilin kemi kërkuar që të filloj një proces hetimor në lidhje me marrëveshjen për fuzionim e klubeve.

Pasi e kemi dorëzuar  kallëzimin penal, kemi kërkuar  nga Departamenti për Regjistrim dhe Nderlidhjes së OJQ-ve, të mos ndërmarre  asnjë veprim në kuptim të ndryshimeve, transformimit apo shuarjes se klubit “KF.DARDANA”

Të njëjtën kërkesë e kemi dorëzuar edhe në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve në Prishtinë . 

Ditën e nesërme, një  kërkese të ngjashme do ta dorëzojmë edhe në  adrese të “KF VUSHTRRI “, me të cilën do të kërkojmë që të mos ndërmarrë asnjë veprim sipas marrëveshjes për fuzionim, në të kundërtën do të nisim një proces penal edhe ndaj saj.
Ndërsa nga Federata e Futbollit të Kosovës do të kërkojmë që të mos i njohë dispozitat e marrëveshjes për FUZIONIM , e cila është marrëveshje e kundërligjshme dhe e bazuar në dokumente të falsifikuara.
Për informata të tjera do ju njoftojmë ditëve në vijim”, njofton KF Dardana.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat