I tradhtuar

Futboll

I tradhtuar

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:54
I tradhtuar

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane ndihet i tradhtuar nga presidenti i klubit.

Sipas “Daily Mail”, Daniel Levy i kishte premtuar se nëse Tottenham nuk arrin të fitojë trofe dhe të kualifikohej në Champions League, do ta linte Harry Kanen të shkonte në një klub tjetër.

Por, premtimin deri më tani nuk e ka mbajtur numri një i Tottenham. Kane, sipas marrëveshjes paraprake, meqenëse objektivat e Spurs gjatë sezonit të kaluar nuk janë arritur, dëshiron të shkojë te Manchester City, por Levy e ka bllokuar, përcjell Insporti.

Gjithsesi, sulmuesi i kombëtares së Anglisë po e bën të pamundurën që të kompletojë transferimin te ekipi i Pep Guardiolës, por presidenti Levy vazhdon të këmbëngulë dhe të mos e dëgjoj zërin e Kane, edhe pse oferta e Cityt është tunduese dhe i kalon 100 milionët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat