Ibraimi: Ndeshjet me Renovën nuk janë kurrë të lehta 

Futboll

Ibraimi: Ndeshjet me Renovën nuk janë kurrë të lehta 

Nga: K.Goca Më: 15 gusht 2021 Në ora: 13:27
Ibraimi: Ndeshjet me Renovën nuk janë kurrë të lehta 

Shkëndija nga Tetova po kalon verë zhgënjyese. Pas paraqitjes së dobët në skenën evropiane, kampioni aktual nuk arriti të festojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, duke barazuar pa gola me Tikveshin e Kavadarcit.

Shkëndija për 450 minuta, nuk kanë shënuar gol.

“Është e vërtetë që ne nuk arritëm të fitonim ndeshjen e parë kundër Tikveshit, por mendoj se kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë, një lojë sulmuese me shumë shanse për të shënuar një gol. 

Fatkeqësisht, na mungoi realizimi, por mendoj se kundër Renovës do të përsërisim lojën sulmuese dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të shënojmë një gol, të fitojmë tre pikë dhe të shijojmë fitoren e parë të sezonit me tifozë", - tha Ibraimi , duke shtuar:

“Ndeshjet me Renovën nuk janë kurrë të lehta sepse janë dy skuadra që e njohin mirë njëra -tjetrën, por mendoj se kemi një ekip më të mirë dhe do të jemi në gjendje të fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat