Barcelona, një kusht për të caktuar mbajtësin e numrit 10

Futboll

Barcelona, një kusht për të caktuar mbajtësin e numrit 10

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:39
Barcelona, një kusht për të caktuar mbajtësin e numrit 10

Falë gjestit të bërë  nga mbrojtësi bluagrana GerardPique, i cili ka pranuar një reduktim të ndjeshëm të rrogës, Barcelona ka patur mundësinë tëë regjistrojë kontratat e lojtarëve të rinj si: Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj.

Tre futbollistët do të jenë në dispozicion të trajnerit Ronald Koeman, për debutimin në La Liga-n 2021/22 të Barcelona-s, kundër Real Sociedad sot në orën 20:00.

Tani duhet zgjidhur një çështje. Kush do ta nbajë fanellën me numrin 10, pas lamtumirës së Leo Messi-t?

Numrave të caktuar më parë iu shtohen 24 e marrë nga Eric Garcia dhe 16 e marrë nga Pedri.

Nuk ka akoma një numër për shqiptarin Rey Manaj, kështu që me përjashtim të surprizave, 10  do të jepet.

Rregullorja thotë se një lojtar mund të mbajë çdo numër që shkon nga 1 në 25. Nëse Barcelona do të shesë dikë, atëherë mund të vendosë ta lërë të lirë numrin 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat