Interi dhe PSV arrijnë marrëveshjen

Futboll

Interi dhe PSV arrijnë marrëveshjen

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 13:00
Interi dhe PSV arrijnë marrëveshjen

Interi ka arritur marrëveshjen për Denzel Dumfries, anësorin e djathtë të Holandës dhe PSV Eindhoven.

Prej kohësh palët po bisedonin dhe zikaltrit kishin ofruar 12 milion euro dhe ishin vetëm 2 milion larg shifrës që holandezët kërkonin.

Kjo ishte situata e ditës së djeshme, pasi sot sipas Fabrizio Romano dy klubet kanë arritur marrëveshjes verbalisht dhe pritet të hidhen firmat.

Dumfries pritet që në ditët në vijim të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet tek Interi, si pasues i Achraf Hakimi që u shit te PSG për 60 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat