Ja kur zhvillohet gjyqi në KAS për Nedim Bajramin

Futboll

Ja kur zhvillohet gjyqi në KAS për Nedim Bajramin

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:34
Ja kur zhvillohet gjyqi në KAS për Nedim Bajramin

Nedim Bajrami është rikthyer në stërvitje me Empolin, teksa në rrjetet sociale fantazisti ka bërë njoftimin për gjendjen e tij shëndetësore.

Nedim Bajrami, në “Instagram”, bashkangjitur fotos në fushë me emilianët, shkruan se po rikthehet me ekipin pas 17 ditësh karantinë, për shkak të infektimit në masë që pati për disa lojtarë dhe anëtarë të stafit të kampionëve në fuqi të Serisë B.

Nga ana tjetër, Nedim Bajrami do të mësojë fatin e tij për zgjedhjen që të luajë me Shqipërinë më 24 gusht.

KAS ka caktuar datën e seancës dëgjimore, ku Shqipëria do të ketë përballë FIFA-n nën gjykimin e trupës së gjyqtarëve të tribunalit sportiv.

“Panorama Sport” pati bërë me dije se krahas optimizmit me të cilin FSHF-ja e pret këtë seancë, garancia është që gjithçka do të zbardhet para grumbullimit të shtatorit.

Ekzaktësisht kështu ndodh, teksa menjëherë pas seancës, trajneri i Kombëtares ka shansin ta ftojë në grumbullim talentin, në rast se përgjigja e gjyqit do të jetë sipas pritshmërive, pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat