Interi e largon falas dhe i jep edhe gjysmë rroge

Futboll

Interi e largon falas dhe i jep edhe gjysmë rroge

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:28
Interi e largon falas dhe i jep edhe gjysmë rroge

Radja Nainggolan largohet nga Interi pas 3 vitesh! Kontrata e belgut është ndërprerë pasi zyrtarisht nuk është gjetur asnjë mundësi tjetër që mesfushori të transferohet diku tjetër, në një ekip si Cagliari për shembull, duke u futur në një operacion merkatoje!

Mesfushori sot ka qenë në zyrat e klubit zikaltër. Ai ka pasur një takim me drejtuesit e kampionëve të Italisë dhe ka arritur marrëveshjen për prishjen e kontratës.

Nainggolan do të marrë nga Interi gjysmën e pagës dhe kështu kalimi te Cagliari bëhet më i lehtë me parametra zero.

Mund të quhet ndoshta një tjetër investim super i gabuar nga Interi dhe Spalletti që e donte në kohën e tij zikaltër: 38 mln euro bashkë me kartonin e Zaniolo dhe Santon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat