Monaco-Nantes, ndeshja që hap kampionatin elitar francez

Futboll

Monaco-Nantes, ndeshja që hap kampionatin elitar francez

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Pas pushimeve, Kampionatit Evropian Euro 2020, dhe Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, futbolli në Top 5 ligat më të mira evropiane rikthehet sot.

Stadiumi “Stade Louis 2” do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë të sezonit 2021/22 të Ligës 1 të Francës, ku Monaco pret në shtëpi skuadrën e Nantes.

Skuadra e Niko Kovac gjeti rikthimin në Ligën e Kampionëve pasi që sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e tretë pas Paris Saint-Germain dhe Lille, kurse Nantes arriti të mbetet në Ligën 1 të Francës, ku zuri vendin e 18 në tabelë.

Favoritë për këtë ndeshje konsiderohet të jetë Monaco, pasi që Nantes nuk është duke kaluar në një periudhë të mirë si skuadër, ku në 49 xhirot e fundit e ka ndërruar trajnerin katër herë, gjë e cila nuk ka ndikuar mirë në ta. Po ashtu, skuadra e Nantes nën drejtimin e trajnerit të ri Antoine Kombouare ka fituar po aq ndeshje (6 fitore, 3 barazime, 5 humbje) sa kishin në 35 ndeshje para emërimit të tij.

Në anën tjetër, fakt interesant për Monacon është që në këtë vit kalendarik ka arkëtuar më së shumti pikë në Ligën 1 të Francës se të gjitha skuadrat e tjera franceze, respektivisht 51 sosh.

21:00 AS Monaco – Nantes (Stadiumi Stade Louis 2) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat