Trajneri i Legias vlerëson sulmuesin shqiptar

Futboll

Trajneri i Legias vlerëson sulmuesin shqiptar

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 10:59
Trajneri i Legias vlerëson sulmuesin shqiptar

Ernest Muçi u bë protagonsit sërisht me Legian mbrëmjen e djeshme, por kësaj here në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi shqiptar hyri në fushë si zëvendësues  teksa i mjaftuan 7 minuta lojë të realizonte një perlë dhe të siguronte një barazim të rëndësishëm për polakët në sfidën ndaj Dinamo Zagrebit. Pas ndeshjes, trajneri i Legias, Çezlav Mishnieuiz thuri elozhe të shumta për sulmuesin e Kombëtares duke folur dhe për ambientimin e shpejtë të sulmuesit në skuadër.

”Hyrja e Ernest Muçit dhe Tomas Pekhart ishte vendimtare. Ernest goditi në mënyrë fantastike nga vendi i tij i preferuar.

 Një barazim nuk siguron asgjë, por është një favor i mirë para ndeshjes së kthimit.

Ernest Muçi po piqet. Ai është një konkurrent futbollist i ndryshëm nga ajo që ishte në dimër. Është sforcuar shumë, më parë kishte luajtur vetëm futboll për të rinjtë. Ai po zhvillohet mirë, është i durueshëm dhe punëtor. Fakti që ne luajmë në kupa dhe në ligë është i dobishëm për të, sepse ai do të marrë shanset e tij. Formacioni 3-5-2 është formacioni i tij, ai ndihet i vendosur pas sulmuesit . Kështu luajti sot dhe ishte shumë i rrezikshëm’’, tha trajneri i Legias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat