Shtohen ofertat për Rej Manaj në adresë të Barcelonës

Futboll

Shtohen ofertat për Rej Manaj në adresë të Barcelonës

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 10:07
Shtohen ofertat për Rej Manaj në adresë të Barcelonës

Shtohen ofertat për Rej Manaj në adresë të Barcelonës!

Mediat katalanase dhe më konkretisht Sport.es bën me dije se në drejtim të Barcelonës ka arritur një ofertë nga Maccabi Tel Aviv me izraelitët që kanë ofruar 1,5 milionë euro për gjysmën e kartonit të sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rej Manaj.

Një ofertë që gjithsesi nuk ka tunduar Barcelonën e cila është e pavendosur se çfarë do të bëjë me Manaj, ndërkohë që ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Përveç Sassuolos dhe Venecias nga Serie A dhe Real Betis e Granadas në La Liga, për Rej Manaj ka shfaqur interes edhe klubi kazak i Aktobes që është gati të bindë Barcelonën me një ofertë të majme ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat