E ardhmja e CR7, Mbappe “çelësi” që zgjidh gjithçka

Futboll

E ardhmja e CR7, Mbappe “çelësi” që zgjidh gjithçka

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 17:22
Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe

Zërat për largimin nga Juventusi të Cristiano Ronaldos mbeten prezentë, edhe pse sulmuesi ka kontratë dhe drejtuesit e bardhezinjve e kanë thënë shpesh që portugezi nuk largohet.

Në Spanjë janë të sigurt që CR7 po bluan gjithçka në mendjen e tij. Ai po shikon me kujdes se çfarë po ndodh te Real Madrid, klub që objektiv madhor ka transferimin e Kylian Mbappe.

Ronaldo e ka të qartë, që nëse sulmuesi i PSG kalon në LaLiga, atëherë francezët do të vihen pas tij për ta zëvendësuar kampionin e botës.

Nëse PSG do të refuzojë çdo ofertë të Realit për Mbappe, atëherë CR7 do kërkojë rikthimin te skuadra ku fitoi gjithçka.

Ancelotti shikohej si një faktor favorizues për sulmuesin, por kalimi te Reali nuk duket një operacion i lehtë për yllin e Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat