Carvajal: Jeta ime do të jetë ‘e bardhë’ deri në fund

Futboll

Carvajal: Jeta ime do të jetë ‘e bardhë’ deri në fund

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:05
Carvajal: Jeta ime do të jetë ‘e bardhë’ deri në fund

Flitej prej ditësh por tashmë ka marrë formë zyrtare. Dani Carvajal ka rinovuar zyrtarisht kontratën që i skadonte në vitin 2022, deri më 30 qershor të vitit 2025 me Realin e Madridit. Mbrojtësi i djathtë është shfaqur shumë i lumtur pas rinovimit duke zbuluar se dëshiron ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit.

“Ishte momenti të hidhnim një hap para, për të qenë një shtyllë e rëndësishme e projektit të ri dhe për të fituar të tjerë trofe (16 ka fituar deri tani).

Jeta ime do të jetë ‘e bardhë’ deri në fund, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për mua. Nuk e imagjinoj dot jetën time dhe të familjes time pa këtë fanellë, pa këtë ngjyrë. Dua të mbyll karrierën te Reali.

I kam realizuar praktikisht të gjithë ëndrrat e mia, kjo është dëshira e fundit. Fanella e Realit transmeton ambicie, çdo vit fillohet nga zero me objektivin për të fituar gjithçka. Ky është sekreti i Real Madrid“, deklaron Carvajal, i cili e mbyll fjalën e tij me një koment për rikthimin e Carlo Ancelottit në pankinë.

“Trajner i madh dhe i shkëlqyer, nga të gjitha pikëpamjet. Debutova këtu me të, më bëri të ndihem një lojtar i rëndësishëm. Në fund e fitova postin e titullarit falë besimit që ai kishte ndaj meje“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat