Vllaznia gati për betejën e madhe

Futboll

Vllaznia gati për betejën e madhe

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:15
Vllaznia gati për betejën e madhe

Vllaznia do të luajë në turin e dytë të Ligës së konferencës përballë AEL Limasolit. Qipriotët janë më favoritë në letër, por në fushë kuqeblutë do të përpiqen të dalin me rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Trajneri Tomas Brdariç ka dalë ditën e sotme përpara gazetarëve për të shuar kuriozitetet e tyre. Kreu i pankinës së Vllaznisë se e ka studiuar kundërshtarin për të mësuar pikat e tij të dobëta, të cilat shkodranët do të synojnë ti shfrytëzojnë gjatë lojës.

“Mendoj se ekipi im është gati për një betejë të madhe. AEL Limasol është një ekip serioz dhe duhet të jemi patjetër të përgatitur për një ndeshje të tillë.

Sigurisht që në këto ditë i kemi studiuar. Kemi parë shumë video të tyre për të kuptuar se si luajnë dhe se sim und ti godasim. Kanë bërë disa ndryshime këtë merkato dhe kanë marrë disa lojtarë të rinj. E dimë që janë lojtarë me shumë cilësi. Megjithatë i kanë edhe ata pikat e dobëta që do i godasim. Duhet të tregojmë një fytyrë të mirë kundër tyre.

Në fillim u habitëm me orarin e ndeshjes, sepse nuk ishte një orar i mirë në këtë nivel profesional. Bëmë një apel të shkurtër në UEFA dhe fatmirësisht e dëgjuan. Kanë ndërruar orarin dhe e kanë zhvendosur ndeshjen në 20:00 (19:00 me orën shqiptare).

Duhet të shkojmë atje me shumë vetëbesim. Presim një kundërshtar agresiv dhe sulmues.

Ndoshta i jep një shtysë edhe atmosfera, sepse dëgjova që do të kenë 75% të tifozëve në stadium. Përgatitja jonë duhet të jetë më e lartë se në ndeshjet e mëparshme. Duhet të jemi më të fortë se më parë dhe duhet të japin një fytyrë të mirë të ekipit tonë”, ka deklaruar Tomas Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat