Barcelona propozon shkëmbimin e bujshëm

Futboll

Barcelona propozon shkëmbimin e bujshëm

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:44
Barcelona propozon shkëmbimin e bujshëm

Barcelona projekton sulmin për Paulo Dybala. Në funksion të këtij skenari, klubi klatalanas do të ishte gati t’i propozonte Juventusit francezin Antoine Griezmann si këmbim. Dëshira e madhe është për ta marrë sulmuesin argjentinas në “Camp Nou”.

Është “L’Equipe”, media që e raporton këtë ide të bujshme shkëmbimi. Futbollisti francez duket se do të largohet nga Barcelona dhe mund të përdoret nga si shkëmbim në tregun e transferimeve.

Blaugrana-t janë të interesuar për Dybala dhe mund të zyrtarizojnë propozimin në ditët në vijim.

Për më tepër, Juve dhe Barcelona tashmë kanë vendosur kontaktet për Pjanic. Mbeten për t’u kuptuar, megjithatë, synimet e Juventusit, i cili është në bisedime me Dybala për rinovimin e kontratës, që skadon më 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat