Bardhezintë janë gati t’i ofrojnë klubit katalanas kartonin e Aaron Ramsey

Futboll

Bardhezintë janë gati t’i ofrojnë klubit katalanas kartonin e Aaron Ramsey

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 10:44
Bardhezintë janë gati t’i ofrojnë klubit katalanas kartonin e Aaron Ramsey

Arthur kreu një operacion në këmbën e djathtë dhe do të mungojë për rreth tre muaj.

Max Allegri ka nevojë për një “regjisor” në mesfushë, sidomos pas dëmtimit të brazilianit.

Mediet italiane shkruajnë se ideja e fundit e Juventusit është Miralem Pjanic (31). Trajneri livornez e vlerëson shumë mesfushorin boshnjak, i cili nuk po luan te Barcelona dhe kërkon largimin.

Bardhezintë janë gati t’i ofrojnë klubit katalanas kartonin e Aaron Ramsey (30) në shkëmbim. Bisedimet kanë nisur, marrëdhëniet mes dy klubeve janë pozitive, por probleme mbetet paga e lartë e uellsianit.

Nëse akordi final arrihet, Pjanic do të rikthehej në Serie A dhe te Juventusi, klub me të cilin luajti në vitet 2016-2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat