Bojku optimist: Struga Trim Lum do të kualifikohet 

Futboll

Bojku optimist: Struga Trim Lum do të kualifikohet 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2021 Në ora: 18:47
Bojku optimist: Struga Trim Lum do të kualifikohet 

Futbollisti i skuadrës së Struga Trim & Lum, Besmir Bojku është optimist para ndeshjes së nesërme të rrethit të parë të kualifikimeve për Conference League.

Struga do të ndeshet me skuadrën nga Letonia, Liepaja. 

Ballafaqimi i parë në Letoni ka përfunduar baras (1:1). 

Ndeshja luhet nesër në orën 17:00 në kompleksin ‘Petar Millosevski” në Shkup. 

"Është e qartë se ne takohem me një ekip cilësore. 

Ekip i shkëlqyeshëm, ekip i organizuar. Mendoj se edhe ne edhe kundërshtari kemi gjasat e barabarta për të vazhduar më tutje, edhe pse para këtij dueli ishin të paktë ata që na dhanë një mundësi që mund të fitonim kundër këtij rivali.

Fusha është diçka krejt tjetër. Do të jetë vështirë, por unë jam optimist që në fund të fundit do të jemi ata që do të gëzohemi. 

Ne jemi të gjithë optimistë, nga menaxhmenti, stafit profesional, lojtarët dhe mendoj se do të jemi të lumtur nesër" - tha Bojku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat