Gafa e Messit

Futboll

Gafa e Messit

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:35
Gafa e Messit

Argjentina ka mundur 1-0 Brazilin në Maracana dhe është kthyer të fitojë Copa America pas 23 vitesh.

Ky ka qenë edhe triumfi i parë i Leo Messi-t me kombëtaren e tij.

Argjentinasit kanë mposhtur rivalët historikë falë një goli të bu kur të Angel Di Maria-s në minutën e 22-të të pjesës së parë.

Në minutat e fundit të takimit, më saktësisht në të 88-ën, Messi ka patur mundësinë ta mbyllë ndeshjen, por ka gabauar në mënyrë të pabesueshme para portierit Ederson.

Leo ka marrë një asist magjik nga De Paul, por ka humbur ekuilibrin në momentin e fundit. Një gafë kjo që ka mbajtur Brazilin në lojë, por, fatmirësisht për Albiceleste-m, rezultati ka mbetur i pandryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat