Dy topa brenda fushës

Futboll

Dy topa brenda fushës

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:14
Dy topa brenda fushës

Përveç se kontakti fizik ishte minimal, në fushë ndodheshin dy topa kur Raheem Sterlingu e fitoi një penallti, e cila ia siguroi Anglisë një fitore kontroverse 2:1 kundër Danimarkës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2020.

Anglia e siguroi një vend në finale të Euro 2020, ku do të përballet me Italinë të dielën më 11 korrik, pasi e mundi 2:1 Danimarkën në kohën shtesë në Wembley të mërkurën.

Golashënuesit më të mirë në Euro 2020: Ronaldo dhe Schick ende të parët

Raheem Sterling u fut nëpër mbrojtjen e Danimarkës dhe u rrëzua në zonë pas një kontakti minimal, raporton Gazeta Express.

Megjithëse ndërhyrja ndaj tij ishte e butë, gjyqtari dha shenjë për penallti dhe, edhe pse Kasper Schmeichel e mbrojti penalltinë e Harry Kane, kapiteni i anglezëve e shënoi nga topi i kthyer për t’i dërguar tre luanët në finalen e së dielës në Wembley.

Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme pse penalltia e dhënë krijoi polemika, pasi në fushë ishin dy topa para se penalltia të akordohej, prandaj ndeshja është dashur të ndërpritej paraprakisht.

Ishte e qartë se Sterling dribloi afër një topi shtesë në fushë dhe u fut në zonë për ta fituar penalltinë kontroverse.

Vendimi i gjyqtarit Danny Makkelie u kontrollua nga gjyqtarët e tjerë në dhomën e VAR-it, por asgjë nuk ndryshoi dhe, edhe pse Kasper Schmeichel e mbrojti penalltinë e Harry Kane, kapiteni i anglezëve shënoi nga topi i kthyer për t’i dërguar tre luanët në finalen e së dielës në Wembley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat