Sigurimi ua largon tifozëve flamujt

Futboll

Sigurimi ua largon tifozëve flamujt

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:41
Sigurimi ua largon tifozëve flamujt

Sigurimi i stadiumit në ndeshjen çerekfinale të Euro 2020 mes Danimarkës dhe Republikës së Çekisë ua ka larguar flamujt e ylberit disa shikuesve në Baku.

Çasti kur dy anëtarë të sigurimit në Stadiumin Olimpik në Baku iu afruan tifozëve të Danimarkës dhe ua morën nga dora flamujt e ylberit u kap nga kamerat.

Ky incident nxiti reagim edhe nga tifozët që ishin afër tyre në stadium. Flamuri i ylberit është simbol i komunitetit LGBT.

Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh gjatë këtij turneu, pasi përkrahësit e Holandës nuk ishin lejuar të futeshin në zonën e tifozëve me flamuj të ylberit për të shikuar ndeshjen kundër Republikës së Çekisë në 1/8 e finales në Budapest fundjavën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat