Adili në prova te FC Luzern

Futboll

Adili në prova te FC Luzern

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 11:56
Adili në prova te FC Luzern

Djaloshi i talentuar nga Kerçova, Destan Adili, ka disa ditë që po qëndron në njërin prej vendeve ku krijohen talentet me te madhej ne Evropë, në Zvicër.

Ai gjate qëndrimit atje po zhvillon disa stërvitje private me njërin prej ish lojatareve me te mire te këtij vendi dhe ish trajner i Shkëndijës, Stefan Kohler, ndërkohë që duke parë kualitetin e tij i është lejuar që të bëj disa testime në ekipin U17- të FC Luzernit.

Trajneri i ekipit po i zhvillon disa testime speciale me lojtarin shqiptar, ndërkohë që Adili e fitoj besimin e tij duke e inkuadruar madje edhe në një lojë miqësore ku me plot sukses luajti 28 minuta dhe pas ndeshjes trajneri u shprehë i kënaqur me atë që pa nga futbollisti i ri kërçovar.

Plani tani është që Destan Adili të qëndroj edhe disa ditë në Zvicër, pasi e presin edhe angazhimet tjera në Maqedoni ky ky djalosh vijon mësimet në Akademinë e futbollit të Maqedonisë, ndërkohë që më pas do të udhëtoj sërish në Zvicër, ku janë planifikuar edhe disa takime zyrtare me persona që merren me futboll, ndër ta edhe me menaxherin e njohur shqiptar, Arzen Ramadani.

Sipas informacioneve jozyrtare, ky djalosh shume lehtë mund të mbetet në FC Luzern nëse përmbushen edhe disa kushte administrative dhe shpresojmë që kjo të ndodhe, pasi ky djalosh ka shume talent dhe te jete ambasador kryesor i popullit shqiptar siç janë Granit Xhaka, Admir Mehmeti, Xherdan Shaqiri e tjerë.

Ne fund, duhet cekur se ky djalosh po merr mbështetje te madhe nga daja i tij Avni Mustafa, i cili po e përkrahë maksimalisht për të arritur qëllimin e tij. Cekim se Avnia ka qenë një sportist mjaft i mirë në sportin e Muay Thai-t dhe siç thotë edhe ai, “Sporti është gjëja më e rëndësishme në jetë, sepse nëpërmjet tij arrin shëndetin, autoritetin por edhe ke mbulesë financiare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat