Shifra të frikshme

Futboll

Shifra të frikshme

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:41
Shifra të frikshme

Cristiano Ronaldo nuk është vetëm një futbollist ku Portugalia dhe Juventusi mbajnë shpresat dhe krijojnë projektet e tyre, për ta konsideruar si lojtarin kryesor.

Ylli portugez është edhe një brend i njohur që ndiqet në “Instagram” nga më shumë se 300 milion ndjekës.

Kjo ka sjellë që Ronaldo të marrë vendin e parë mbi fitimet e tij nga ky rrjet sociale. Lista vjetore e “Hopper” që rendit personazhet e famshëm nga të gjitha fushat, tregon se Ronaldo ka tarifën më të lartë mbi reklamat.

Kështu, nëse një produkt kërkon që të reklamohet në faqen e Kristianos dhe të shihet nga 308 milion ndjekësit e tij, nga ana tjetër nuk duhet të derdhi më pak se 1.6 milion dollarë në llogarinë e tij bankare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat