Reagon Prishtina

Futboll

Reagon Prishtina

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:33
Reagon Prishtina

Skuadra izraelite, Hapoel Ramat Gan Givatayim para tri ditësh kanë zyrtarizuar transferimin e Sabien Lilajt.

“Mirë se erdhe Sabien Lilaj. Mesfushori shqiptar ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën. Lilaj ka fituar gjashtë tituj në kampionatin shqiptar dhe së fundmi ka shtuar një titull pasi ka fituar Superligën e Kosovës në edicionin 2020/21”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit izraelit.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Prishtinës pas këtij raportimi, të cilët kanë publikuar një foto të Lilajt me mbishkrimin “Dy vite të tjera me ne”. 

Hapoel RGG, që garon në Ligën e Dytë izraelite, e cilësoi transferin e 32-vjeçarit si shumë domethënës, dhe njoftoi se mesfushori shqiptari do t’i bashkohet atyre pas ndeshjeve të Prishtinës në Ligën e Kampionëve, ku do të takohen me kampionët e Hungarisë, Ferencvaros.

Por, me postimin e fundit nga faqja zyrtare e Prishtinës, nënkuptohet se marrëveshja me izraelitët është prishur dhe Lilaj do të mbetet në kryeqytet edhe për dy vite të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat