Xavi Hernandez ka folur në prag të ndeshjes kundër Almerias, e cila mund ta afrojë Barcelonën në vendin e dytë.
Trajneri Blaugrana foli edhe për thashethemet rreth Vitor Roque, i cili është aktivizuar pak, pavarësisht 30 milionë eurove të shpenzuara në janar:
“Vitor Roque nuk duhej të kishte ardhur në janar, por ne vendosëm për të mirën e tij dhe e përshpejtuam procesin. Përshtatja do të ishte më e mirë për të.
Ka një debat pa ka kuptim për mua. Ai është duke u rritur dhe gjithçka do të varet nga çfarë do të japë vetë futbollisti, por edhe titullari para tij në rolin përkatës”.
Cili është mesazhi për sezonin e ardhshëm?
Do ta jap mesazhin kur të kemi një pamje të qartë. Së pari duhet të planifikojmë, të forcohemi nëse mundemi dhe të shohim se ku jemi. Pastaj do të flasim.
Tani për tani objektivi ynë nuk është të mendojmë për sezonin e ardhshëm, por vendin e dytë. Është një objektiv minimal për klubin, sepse na lejon të luajmë për një tjetër titull, Superkupën”.