Trajneri anglez mendon ndryshimet në krah

Futboll

Trajneri anglez mendon ndryshimet në krah

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:23
Trajneri anglez mendon ndryshimet në krah

Anglia ka 9 ndeshje që nuk humbet, prej të cilave ka fituar 8, dhe ku ka pësuar vetëm 1 gol me Poloninë, megjithatë nuk mjafton për të ngrohur zemrat e tifozëve, madje një pjesë e konsiderueshme e tyre sipas një sondazhi të kryer mendon që britanikët do të eliminohen nga “pancerat” gjerman.

Trajneri Sauthgejt, dy ndeshjet e para ka përdorur Foden, Kejnin dhe Sterlingun në sulm me Mejson Maunt në mesfushë. Tekniku bëri disa ndryshime kundër Republikës Çeke duke aktivizuar Grealish, lojtari që tifozët duan më shumë dhe që Siti po shpenzon 100 milion paund për ta afruar.

Pak minuta ka patur edhe për Saka e Sançon, dy futbollistë të tjerë që ndoshta meritojnë më tepër. Loja nga krahët nuk ka funksionuar në perfeksion, sepse janë shfrytëzuar pak inkursionet, por edhe vetë të Bukajo Saka, që është një lojtar i cili mund të bëjë shumë mirë nga e djathta.

Tekniku ka fare pak kohë për të konturuar formulën anti-Gjermani dhe për të rikthyer entuziazmin tek tifozët anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat